Më datë 12.11.2024, nga ora 11 deri në ora 14, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë kryer aksion kontrollues për parandalimin e lypjes në zonën e Stacionit Policor Tetovë dhe Stacionit Policor Gostivar në bashkëpunim me punonjës socialë nga QPS-Tetovë dhe Gostivar. Në orën 13:00, A.J.(22) nga Shkupi është gjetur duke lypur në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ndërsa në orën 13:30 në kryqëzimin e rrugës ,,Ilinden” me rrugën ,,Gjoce Stojçeski” është gjetur duke lypur K.Sh (28) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, e cila ka qenë së bashku me dy fëmijë të mitur, të cilët janë marrë nga punonjësit socialë. Gjithashtu, në ora 11:10 është gjetur S.T.(38) nga Prilepi duke lypur lëmoshë në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, në ora 11:30 në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar është gjetur E.A.(36) mga Shkupi dhe në orën 10:30 është gjetur në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski”. M.A.(21) nga Shkupi. Për ta janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe janë dorëzuar te punëtorët e Qendrës për Çështje Sociale – Tetovë dhe Gostivar.TS