Aktori i njohur strugan Xhevat Limani është vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë” në një festival të zhvilluar në Prishtinë, duke sjellë një tjetër sukses në karrierën e tij të gjatë artistike.
Limani, i cili ka një karrierë shumëvjeçare në teatër, film dhe regji, është një nga emrat e njohur të skenës shqiptare. Ai ka interpretuar në një numër të madh rolesh dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë hapësirës shqiptare.
Vlerësimi në Prishtinë i shtohet listës së çmimeve dhe mirënjohjeve të fituara ndër vite nga aktori strugan, i cili studimet për aktrim dhe letërsi i kreu në Prishtinë, në klasën e aktorit të njohur Faruk Begolli.
Me këtë çmim, Xhevat Limani vazhdon të mbetet aktiv në skenën artistike shqiptare, ndërsa suksesi i tij në Prishtinë përbën një vlerësim të ri për krijimtarinë e aktorit nga Struga.






