Jehona e protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka kaluar tashmë edhe kufijtë e Kosovës.
Sot, protesta janë paralajmëruar në disa qytete të Gjermanisë dhe në Finlandë, ku diaspora shqiptare pritet të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Protesta do të mbahen në Ulmë, Frankfurt dhe Hamburg të Gjermanisë, si dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë.
Ndërkohë, protesta do të vazhdojë edhe në Prishtinë. Sonte, nga ora 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 11-të radhazi, nën moton “Jo në emrin tim”.
Protestat po mbahen pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që u dënuan me gjithsej 81 vite burgim. /klankosova






