Arsim Zekolli për VLEN-in: Horre jeni bo!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar ashpër përmes një statusi në Facebook lidhur me kërkesat për largimin e ambasadorit Denion Mejdani.

Zekolli shkruan se, nëse lajmet për largimin e Mejdanit rezultojnë të vërteta, ata që po e kërkojnë një gjë të tillë “do të pendohen për dekada me radhë”.

“Nuk pajtohem me shumë gjëra të tij, por ata që kërkojnë largimin e një ambasadori për të kamufluar qyqarinë, poltronizmin, servilitetin dhe analfabetizmin personal, vetëm sa do ta përshpejtojnë fundosjen e vet”, ka shkruar ai.
Ai ka drejtuar kritika të forta edhe ndaj koalicionit VLEN, duke theksuar se largimi i Mejdanit do ta reduktonte lidershipin e tyre “në papagaj në kafazin e Mickoskit”.

Në fund të reagimit të tij, Zekolli përdori tone të ashpra ndaj VLEN-it, duke shkruar: “Rezil VLEN, rezil jeni bo. Hore!”.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit