Arsenali përsëri kampion, shqiptarët ende në pritje” – ironia e Nebiut ndaj BDI-së

Analisti Besim Nebiu ka ironizuar me premtimet shumëvjeçare të BDI-së për të drejtat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përmes një statusi të publikuar në Facebook.

Në postimin e tij, Nebiu rikujton vitin 2004, kohën kur Arsenali ishte shpallur kampion, duke e lidhur atë periudhë me premtimet politike të BDI-së.

“Herën e fundit kur Arsenali u bë kampion (viti 2004), BDI bash atë vit pat premtu se do të rrumbullaksohen të gjitha të drejtat shqiptare në Maqedoni. Sot, pas 22 viteve Arsenalli përsëri u bë kampion! Urime!”, ka shkruar Nebiu.

Statusi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë komentuar si një thumbim politik ndaj premtimeve të parealizuara gjatë viteve të qeverisjes së BDI-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit