Chelsea dhe Arsenali kanë ndarë pikët në derbin e javës së nëntë në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” u mbyll me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.
Arsenali ia doli të marrë së paku një pikë nga kjo ndeshje në vazhdimin e saj.
Për “Topçinjtë” fillimisht shënoi Declan Rice (77’), e më pas edhe Leandro Trossard (84’).
Chelsea pas këtij barazimi ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë.
Arsenali është i dyti me 21 pikë, aq sa ka edhe Manchester City si lider. /Gazeta Express/