17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Arrestohet personi që trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri

Policia e Shqipërisë njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale S.Ç. nga Shqipëria, i cili dyshohet se trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, përcjell TV21. Gjatë operacioni policor të koduar me emrin “Border Crossing”, në Skroskë është lokalizuar personi dhe të njëjtit i janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu.

“Gjatë operacionit, në fshatin Skroskë, u lokalizua shtetasi Sh. Ç., i cili kishte me vete, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Ç., 33 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit