Arrestohet një person në Ferizaj, tentoi të sulmonte seksualisht një grua

Advertisement

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për tentim të sulmit seksual.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 00:02, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një viktimë femër kosovare.

 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit