Arrestohet 19-vjeçari nga Bojana, pranoi vrasjen e bashkëfshatarit 18-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është arrestuar një 19-vjeçar nga fshati Bojanë i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari nga i njëjti fshat, raporton Zyrtare.net.

Sipas njoftimit, më 17 maj 2026, në ora 00:50, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.B. (19) nga Bojana, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Paraprakisht, në linjën emergjente 192 kishte telefonuar babai i tij, I.B., i cili kishte raportuar se djali i tij i kishte pranuar se më 15 maj 2026, në një zonë pyjore në afërsi të Sarajit, me armë zjarri kishte vrarë B.D. (18) nga Bojana.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur trupi i pajetë i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit