Rita Ora mund të jetë një nga surprizat e koncertit të Yll Limanit në Londër më 23 tetor. Një pretendim që po qarkullon në TikTok ka nxitur spekulime për një paraqitje të mundshme të këngëtares shqiptare në skenë me Yllin.
Gjithçka nisi pasi një fanpage në TikTok, që mban emrin e Yll Limanit, publikoi një video me fotografinë e Rita Orës dhe mbishkrimin: “Rita Ora pjesë e koncertit në Londër më datën 23 tetor!”.
Megjithatë, videoja nuk është publikuar nga vetë Yll Limani dhe deri më tani ky pretendim nuk përbën konfirmim për pjesëmarrjen e këngëtares në koncert.
Spekulimet kanë marrë vëmendje edhe për shkak të bashkëpunimit të mëparshëm mes dy artistëve. Në nëntor të vitit 2025, Rita Ora dhe Yll Limani publikuan këngën e përbashkët “All Natural”, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar.








