18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Arrestohen tre persona nga Tetova, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 3 persona nga Tetova. Sipas SPB-Tetovë gjatë kontrollit tek personat në fjalë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës (kokainë).

“Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (30-tetor) rreth orës 20:45, në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.O. (30) M.R.(30) dhe H.A.(39), të tre nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat e përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit