17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Arrestohen dy shpërndarës të kokainës në Strumicë

Departamenti për Punë të Brendshme Strumicë sot (16.01.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Strumicëka paraqitur kallëzim penal kundër R.R (30) nga fshati Trpejcë, komuna e Ohrit dhe G.A. (39) nga Radovishi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 15.01.2024, në ora 23:50, në oborrin e një hoteli në Strumicë, zyrtarët policorë nga DPB Strumicë kanë kryer kontrollin e personave të dyshuar, ndërsa tek R.R dhe tek G.A është gjetur një qese kokainë.

“Personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Sot (16.01.2024), zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Radovishit, me urdhër të gjykatës, kanë bastisur shtëpinë ku banon R.R. në Radovish, ku është gjetur një peshore digjitale me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë”.

“Personat janë sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Strumicës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit