Arrestohen dy persona nga Zhirovnica, dyshohen për posedim kokaine dhe sulm ndaj një polici

Advertisement

Dy persona nga fshati Zhirovnicë janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor u është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë V.V. (34) dhe E.V. (30). Gjatë ndërhyrjes policore, ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor.

Pas procedurës, të dy janë nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u ka caktuar masa kujdesi dhe u ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit.

Rasti është në procedurë të mëtejshme nga organet kompetente.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit