Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka hapur shtabin zgjedhor në fshatin Miletinë, ku ka bërë thirrje për bashkim dhe bashkëpunim për zhvillimin e komunës.
Jahiji tha se Miletina është një vend ku ndihet gjithmonë si në shtëpi, ndërsa theksoi angazhimin e tij për krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë dhe përmirësimin e jetës së familjeve.
“Hapja e shtabit në Miletinë ishte një tjetër dëshmi e vullnetit për t’u bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët: një komunë ku të rinjtë shohin perspektivë dhe ku familjet e ndiejnë përmirësimin në jetën e përditshme”, ka shkruar Jahiji.
Ai bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit me respekt, përgjegjësi dhe besim të ndërsjellë, duke theksuar se mbështetja e banorëve i jep forcë për të vazhduar angazhimin për komunën.






