Arbër Ademi: Precedent i rrezikshëm në tentativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Advertisement

Arbër Ademi nga BDI përmes një postimi në rrjetet sociale komentoi propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që sipas tij janë të njëanshme, vetëm nga partitë maqedonase.

Postimi i plotë:

Precedent i rrezikshëm në tentativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tradicionalisht dhe institucionalisht, janë propozuar gjithmonë nga Ministria e Drejtësisë ose nga deputetë të katër partive më të mëdha parlamentare, nga pushteti dhe opozita, në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Tash, për herë të parë, është vendosur një precedent i rrezikshëm: ndryshimet janë propozuar njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i “Vlen”-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Aq më keq, këto ndryshime janë hartuar në zyrat e VMRO-së dhe janë prezantuar si “propozim ligjor”, ndërsa organizatat dhe iniciativat që me vite kërkojnë rregulla më të drejta për përfaqësim, janë anashkaluar tërësisht.

Oligarkia dhe partitë maqedonase po e shtyjnë përpara agjendën e tyre, të ndihmuara nga disa “shqiptarë të ndershëm” të stilit millosheviçian, servilë të bindur ndaj pushtetit, por të zhveshur nga çdo përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë. 🙃

P.S. Sot ndryshimet e oligarkisë nuk kaluan, votimi është shtyrë, sepse nuk kanë shumicë të dyfisht (Badinterit).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit