24.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Arbër Ademi: Konstatuam se Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë

Arbër Ademi në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, ka kumtuar tre pikat që janë konstatuar sot, transmeton TV21. Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani.

“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.
Si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit