16.1 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Arbër Ademi: Edhe një goditje nga Gjykata Kushtetuese e pushtetit jolegjitim!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë i ish-deputetit tl BDI-së, Arbër Ademi:

“Vendimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar themelimin e Medresesë “Isa Beu” është një tjetër hap pas në të drejtat themelore të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk bëhet fjalë vetëm për një shkollë, por për një parim të rëndësishëm: të drejtën për arsimim sipas bindjes, gjuhës dhe traditës.

Ajo që trondit më shumë se vetë vendimi, është heshtja e plotë e partnerëve shqiptarë të pushtetit. Ku është reagimi i ministrave të VLEN-it? A nuk është mbrojtja e të drejtave arsimore pjesë e përgjegjësisë së tyre? Pse zgjedhin të heshtin kur dëmtohet një institucion edukativ që përfaqëson një segment të rëndësishëm të shoqërisë sonë?

Kjo nuk është thjesht një çështje fetare, është një çështje e drejtësisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave qytetare dhe kolektive. Heshtja ndaj kësaj padrejtësie nuk është neutralitet, është bashkëfajësi.

Nuk mund të lejojmë që për interesa të ngushta politike të zhbëhen të drejtat për të cilat është luftuar për dekada. Heshtja sot krijon precedent për padrejtësi nesër”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit