14.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Arben Taravari: Bogovina po shkëlqen nga dritat e ndryshimit, Mrekullisht ia VLEN

Koalicioni opozitar shqiptar edhe sonte ka vazhduar me hapjen e shtabeve, gjithandej vendit ku jetojnë shqiptarët.

Si në vendet tjera, edhe sonte Bogovina ka qenë e stërmbushur me qytetarë, të cilët kanë ardhur për t’i shprehur mbështetje VLEN-it, në misionin e tyre për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti dhe për të sjellë ndryshimin e shumë pritur tek shqiptarët.

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, u shpreh se Bogovina sonte po shkëlqen nga Dritat e Ndryshimit dhe se “Mrekullisht ia VLEN”.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa sipas gjitha anketave, kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, është bindshëm para kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa gjasat janë të mëdha që ai të jetë edhe në raundin e dytë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit