15.8 C
Skopje
Saturday, May 11, 2024

Anketa e IPIS: Siljanovska në njësitë zgjedhore 3 dhe 4 me avantazhit thuajse dy fish ndaj Pendarovski

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në njësinë zgjedhore 3 dhe njësinë zgjedhore 4 është në epërsi pothuajse të dyfishtë ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski. Këto janë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik të publikuar në servisin publik MRT, të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike (IPIS).

Në njësinë zgjedhore 3, në pyetjen për cilin kandidat presidencial do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Siljanovska ka një vlerësim prej 27,3 për qind në shkurt dhe 36 për qind në mars. Kandidati i LSDM-së, Pendarovski në NJ.Z. 3 në shkurt ka 15,4 për qind ndërsa në mars 20,9 për qind. Kandidati Maxim Dimitrievski nga ZNAM në NJ.Z. 3 ka 3,5 për qind në shkurt, dhe 6,6 për qind në mars, kandidatja Biljana Vankovska e Levicës në të njëjtën zonë në shkurt 3,1 për qind dhe në mars 4,8 për qind, Stevçe Jakimovski nga GROM në NJ.Z 3 në mars ka një vlerësim prej 1.1 për qind. Kandidatët Bujar Osmani nga BDI dhe Arben Taravari nga opozita shqiptare VLEN në shkurt dhe mars kanë më pak se një për qind vlerësim në NJ.Z. 3.

Në NJ.Z 3, 14,2 për qind e të anketuarve në shkurt  nuk kanë dashur të deklarohen, ndërsa në mars 10 për qind. 6,6 % e qytetarëve në shkurt kanë deklaruar se nuk kanë përgjigje ose nuk e di, ndërsa në mars 7,5%.

Në NJ.Z. 4, të pyetur se për kë do të votonin në zgjedhjet presidenciale në shkurt, 27.2% kanë thënë se do të votojnë për Siljanovskën, ndërsa në mars, për kandidatën e VMRO-DPMNE-së, Siljanovska janë shprehur se do të votojë 35,8 për qind. Për Stevo Pendarovskin në shkurt 15,8 për qind janë shprehur  “pro” ndërsa në mars 22,4%. Për Vankovskën në NJ.Z.  4 në shkurt janë deklaruar 3,2 për qind e të anketuarve dhe në mars 3,4 për qind. Për Maksim Dimitrievskin në NJ.Z. 4 janë deklaruar 2.4% në shkurt dhe 5.2% në mars. Një për qind e të anketuarve janë deklaruar për Jakimovskin në NJ.Z. 4. Osmani dhe Taravari në NJ.Z 4 në mars janë nën një përqind. Në NJ.Z 4,  në muajin shkurt 13.8% thanë se nuk do të mbështesin asnjë kandidat, ndërsa në mars njëjtë kanë përgjigjur 12.5% e qytetatëve. Në njesinë zgjedhore 4, në shkurt 12,7% nuk e  dinin ose nuk kanë përgjigje për asnjë kandidat dhe 6,2 për qind në mars. Në këtë njësi zgjedhore, në muajin shkurt 9.5% e të anketuarve nuk kanë dashur të shprehen se cili kandidat do e mbështesin ndërsa në mars 12.6 për qind e të anketuarve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit