Andonovski: Mosmiratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor kufizon të drejtën e votës së diasporës

Advertisement

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot shprehu keqardhje që nuk u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor me të cilat, siç tha, duhej të mundësohet votim më të lehtë për diasporën e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se në këtë mënyrë praktikisht kufizohet një nga të drejtat themelore kushtetuese të mërgimtarëve.

Sipas ministrit Andonovski, qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën ligjore dhe kushtetuese për të votuar, por sistemi ekzistues e ndërlikon ndjeshëm realizimin e saj.

“Ata e kanë këtë të drejtë me ligj dhe Kushtetutë. Të udhëtimi mijëra kilometra dy herë që të mund të votoni në zgjedhje të caktuara në të vërtetë përfaqëson një kufizim të kësaj të drejte”, deklaroi Andonovski sot në Krushevë në hapjen e Qendrës së re për Shërbime Elektronike për Qytetarët.

Ministri theksoi se në bisedimet e mëparshme politike nuk kishte kundërshtim parimor ndaj idesë së votimit të diasporës, por kryesisht u diskutuan modelet sipas të cilave do të zbatohej.

Ai shtoi se për shkak të kësaj, zgjidhja ligjore mbetet e pandryshuar, ndërsa afati i paraparë në kuadër të Agjendës së Reformës tashmë ka kaluar.

Megjithatë, Andonovski shprehu shpresë se në të ardhmen do të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje dhe do të gjendet një zgjidhje që do t’u lejojë mërgimtarëve të ushtrojnë më lehtë të drejtën e tyre të votës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit