12.8 C
Skopje
Thursday, May 16, 2024

Alkaloid në tre muajt e parë të vitit ka realizuar shitje prej 79,9 milionë euro dhe rritje të eksportit prej 14%

Kompania farmaceutike “Alkaloid” në tre muajt e parë të vitit ka realizuar shitje prej 79,9 milionë euro dhe rritje të eksportit prej 14 %.

Që nga janari deri në mars në këtë kompanisë janë punësuar 90 persona. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën nga janari deri në mars të këtij vitit shitjet kanë arritur 10 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa shitjet e konsoliduara kanë shënuar rritje prej 13 për qind. Nga numri i përgjithshëm i shitjeve të konsoliduara 27 % janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 73 % në tregjet e huaja. Rritje më të madhe tek tregjet më të mëdha eksportuese shënojnë shitjet e realizuara në Britaninë e Madhe, që është katërfish më e lartë se periudhën e njëjtë vitin e kaluar, pastaj në Gjeorgji si dhe në Ukrainë.

Në periudhën janar-mars janë punësuar 90 persona të rinj, ndërsa me vendim të Këshillit drejtues është miratuar dhe paguar regresi për pushimin vjetor të të punësuarve në kompani, në vlerë prej 40.500 denarë. Grupacioni “Alkaloid” numëron 2.910 të punësuar, nga të cilët 2.215 janë në vend, ndërsa 695 të punësuar jashtë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit