Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar mundësin Omer Memedi për suksesin e arritur në Kampionatin Ballkanik, ku u shpall kampion në kategorinë deri në 97 kilogramë, në garat e zhvilluara në Koprivnicë të Kroacisë.
Përmes një mesazhi publik, Ahmeti i ka uruar Memedit suksese të mëtejshme, duke theksuar se kjo arritje është një burim krenarie për të gjithë.
Ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale për sportistët, duke e cilësuar suksesin e tyre si krenari të përbashkët dhe investim për të ardhmen.








