Ali Ahmeti falënderon qytetarët për urimet e Kurban Bajramit: Bashkimi ynë mbetet forca më e madhe

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka falënderuar qytetarët, bashkëpunëtorët dhe veprimtarët për urimet dhe mesazhet e pranuara me rastin e festës së Kurban Bajramit informon Tetovasot.
Në mesazhin e tij publik, Ahmeti shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se çdo fjalë dhe urim i marrë përbën forcë dhe përgjegjësi shtesë për rrugën politike dhe kombëtare që, siç tha ai, është ndërtuar së bashku me qytetarët.
“Le të qëndrojmë bashkë, të pathyeshëm në vizionin tonë të përbashkët për të jetuar me dinjitet, të barabartë dhe me të drejtat tona të plota në Maqedoninë e Veriut të anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.
Ai gjithashtu potencoi se bashkimi ka qenë dhe mbetet forca më e madhe e shqiptarëve, duke përcjellë mesazh uniteti dhe mirënjohjeje në ditët e festës së Kurban Bajramit.TS

Postimi i plotë:

Të dashur miq, bashkëpunëtorë, veprimtarë dhe qytetarë,

Në këto ditë të Kurban Bajramit, nga zemra ju falënderoj secilin prej jush për urimet, mesazhet dhe përkujdesjen që mora. Çdo fjalë e juaja më dha forcë, respekt dhe përgjegjësi edhe më të madhe për rrugën që kemi ndërtuar së bashku.

Në pamundësi që t’ua kthej secilit veç e veç, pranoni mirënjohjen time më të sinqertë për dashurinë, besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Le të qëndrojmë bashkë, të pathyeshëm në vizionin tonë të përbashkët për të jetuar me dinjitet, të barabartë dhe me të drejtat tona të plota në Maqedoninë e Veriut të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Bashkimi ynë ka qenë dhe mbetet forca jonë më e madhe.

Me respekt dhe mirënjohje,
Ali Ahmeti

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit