Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka caktuar për sot në orën 13:00 në Shkup kuvendin 2-të të kësaj partie. Përkrahësit e Selës janë mbledhur para resortit “Bushi” në Shkup dhe pas pak pritet të fillojë edhe takimi i paralajmëruar. Dy pika janë sot në rend dite, Raporti i kryetarit të partisë dhe vendimi i Kryesisë së partisë rreth daljes së ASH-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.