Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka zhvilluar një takim me profesorin Leons Hasani nga Shqipëria, me të cilin ka shkëmbyer mendime mbi tema profesionale dhe çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se diskutimet u fokusuan në përmirësimin e sektorit bujqësor, qasjet bashkëkohore dhe mundësitë për avancimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor.
Takime të tilla, sipas tij, janë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit profesional dhe rajonal në fushën e bujqësisë.



