Albina Bektashi Qerimi për Ora24.tv: Më shumë natyrë, më pak lojëra të mbyllura gjatë dimrit

Advertisement

Në një prononcim për Ora24.tv, pediatrja Albina Bektashi Qerimi këshillon prindërit që edhe gjatë ditëve të ftohta t’u mundësojnë fëmijëve qëndrimin në ambiente të hapura, nëse kushtet atmosferike e lejojnë.

Ajo thotë se parqet, shëtitoret dhe këndet e hapura të lojërave janë alternativa të mira për fëmijët, të cilët kanë nevojë për ajër të pastër edhe gjatë dimrit.

Sipas Albina Bektashi Qerimi, nëse temperaturat nuk janë tepër të ulëta dhe fëmijët janë të veshur në mënyrë të përshtatshme, qëndrimi në ambiente të jashtme nuk paraqet problem.

Ajo gjithashtu këshillon prindërit të mos e teprojnë me veshjen e fëmijëve, por ta përshtatin atë me kushtet atmosferike.
“Fëmijët kanë nevojë edhe për ajër të pastër dhe ajër të ftohtë pak. Kanë nevojë për ajër të pastër më shumë sesa për lojëra të mbyllura gjatë dimrit”, thekson pediatrja Albina Bektashi Qerimi në prononcimin për Ora24.tv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit