Aksion policor në Prilep: Rreth 30 lokacione nën kontroll, në hetim edhe policë

Advertisement

Jozyrtarisht, Prilepi që nga orët e hershme të mëngjesit është nën prani të shtuar policore. Njësi speciale dhe pjesëtarë të policisë së uniformuar janë shpërndarë në terren, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, po kryen kontrolle në rreth 30 lokacione.
Aksioni është i koordinuar dhe është pjesë e një hetimi më të gjerë që synon zbardhjen e veprimtarisë së një strukture të dyshuar kriminale të organizuar.
Sipas informacioneve jozyrtare, hetimi lidhet me veprimtari të dyshuara me narkotikë. Nën hetim, siç bëhet e ditur jozyrtarisht, janë edhe persona nga strukturat policore, për të cilët ekzistojnë dyshime për lidhje të mundshme me persona ose veprimtari që janë objekt i hetimit.
Një numër i madh i pjesëtarëve të njësive speciale dhe policisë së rregullt janë të pranishëm në terren, ndërsa kontrollet po zhvillohen në disa lokacione në qytet dhe në zonën përreth.
Aksioni është në vijim. Përmasat e tij dhe nëse bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha policore në Prilep gjatë viteve të fundit, do të bëhen të qarta pas përfundimit të hetimeve dhe publikimit të informacioneve zyrtare nga institucionet kompetente.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit