Aksident te vendkalimi në Bit Pazar, përplasen një veturë dhe një trotinet elektrik

Advertisement

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme te vendkalimi për këmbësorë në zonën e Bit Pazarit në Shkup.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një trotinet elektrik. Si pasojë, drejtuesi i trotinetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë, ndërsa po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit