11.8 C
Skopje
Wednesday, May 8, 2024

Akrobacitë e “jashtë normales” të dy vëllezërve shqiptarë, thyejnë rekordin Guinness

Artan dhe Arnold Balla, janë dy vëllezër shqiptarë që kanë pasion akrobacinë dhe vitin e kaluar ata u bënë të njohur pas pjesëmarrjes së tyre në spektaklin e njohur botëror “America’s Got Talent”.

Por, ata nuk u ndalën me kaq, dhe suksesi i tyre nuk përfundoi në spektaklin amerikan.

Së fundmi kanë hyrë në librin Guinness për thyerjen e një rekordi në akrobaci.

Ata bënë histori duke thyer rekordin botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër, dhe këtë e bënë në një cilindër madje me sy të mbyllur.

Rekordi i tyre i realizuar në Times Square në New York u certifikua nga Guiness World Records.

Koha të cilët qëndruan Arnold dhe Artan Balla në akrobacinë e tyre ishte 61.95 sekonda.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit