AKI propozon subvencione për automjetet elektrike për taksitë në Shkup

Advertisement

Grupi i këshilltarëve të AKI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka paraqitur iniciativë për përgatitjen dhe miratimin e një programi për subvencionimin e blerjes së automjeteve elektrike për transportin taksi.

Këshilltari Abdulselam Selami, përmes një njoftimi, tha se iniciativa synon të përfaqësojë kërkesat e qytetarëve dhe të kontribuojë në modernizimin e transportit në kryeqytet.

Sipas iniciativës, qëllimet kryesore janë përmirësimi i cilësisë së ajrit, ulja e emetimeve, mbështetja e operatorëve të licencuar të taksive, modernizimi i transportit taksi dhe nxitja e mobilitetit të gjelbër e të qëndrueshëm.

Grupi i këshilltarëve propozon përcaktimin e kritereve të qarta dhe të barabarta për përfituesit e subvencioneve, si dhe shqyrtimin e mundësisë për bashkëfinancim nga burime shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, kërkohet planifikimi i zhvillimit të infrastrukturës për karikimin e automjeteve elektrike në qytet.

Sipas iniciativës, shërbimet kompetente brenda 60 ditëve duhet të përgatisin analizën financiare, modelin e subvencionimit, kriteret për përfituesit dhe propozimin për sigurimin e mjeteve financiare.

“Shkup më i pastër do të thotë qytet më i mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Selamit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit