Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të kombit Abit Loku – Daja, është organizuar Akademi përkujtimore nën patronatin e kreut të BDI Ali Ahmeti.
Postimi i plotë:
Vitet kalojnë, por kujtimet për ato zemra atdhetare që rrahën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar nuk veniten asnjëherë.
Sot me bashkëveprimtarë të çështjes sonë kombëtare evokuam kujtime krenarie në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të shokut tonë të idealit, veprimtarit të kombit Abit Loku – Daja.
I ruaj me mall ato çaste atdhedashurie që i kaluam me njëri – tjetrin në shërbim të idealit kombëtar, guximin dhe vigjilencën që kishte Daja në realizimin e çdo aksioni ushtarak.