11.8 C
Skopje
Tuesday, May 7, 2024

“Ai i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë”, Tuchel konfirmon se Dier do të mbetet pjesë e Bayernit

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka lavdëruar mbrojtësin Eric Dier për paraqitjet e tij që prej se u transferua nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tuchel ka thënë se reprezentuesi anglez i ka ‘tejkaluar të gjitha pritshmëritë’ që prej se nënshkruajti për klubin bavarez në janar.

Dier ka startuar në 10 nga 12 ndeshjet që ka luajtur në Bundesliga për Bayernin, ku ka impresionuar me paraqitjet e tij, përkundër konkurrencës së fortë nga Matthijs de Ligt, Kim Min-jae dhe Dayot Upamecano.

Tuchel theksoi se sa ‘i zëshëm’ është ish-mbrojtësi i Tottenhamit duke e veçuar këtë si një ndër pikat e tij të forta.

“Unë jam shumë i lumtur me të. Ai i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Ai është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e enigmës. Ai është i organizuar, i zëshëm, ne nuk e kishim një të tillë në ekip”, ka thënë Tuchel fillimisht.

“Ai ndihmon partnerin e tij, është një karakter i fortë dhe një lojtar shumë i mirë. Ai po shpërblehet për punën e tij për momentin”.

Dier iu bashkua Bayernit në formë huazimi nga Tottenhami gjatë verës, por do të bëhet pjesë e klubit në formë të përhershme gjatë verës si lojtar i lirë.

30-vjeçari plotësoi disa obligime të ndryshme në kontratën e tij e cila bëri që të aktivizohej transferimi i përhershëm tek Bayerni, që do të bëhet efektiv kur kontrata e tij në Londrën Veriore të skadojë në verë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit