domosdoshme, duke përfshirë edhe thirrjen e personave tjerë nëse ata kanë njohuri ku gjendet i dyshuari.
“Prokuroria publike ka lëshuar urdhër për shpalljen e urdhërarrestit kombëtar dhe ndërkombëtar për personin e dyshuar. Organet e vendit dhe ndërkombëtarë, të obliguar për kryerjen e atyre urdhrave i kanë të gjitha autorizimet që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për kërkimin e personit, duke përfshirë edhe të bëjnë thirrje dhe zhvillojnë biseda me persona tjerë, të cilët do të mund të kenë njohuri për lokacionin, ku gjendet i dyshuari”, thuhet në përgjigjen e PPRMV-së.