8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Aeroportet në Shkup dhe Ohër me 2,4 milionë udhëtarë në nëntë muajt e parë të vitit

TAV: RRITJE VJETORE PREJ 30 PËRQINDJËVE NË KRAHASIM ME VITIN 2022

Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostol Pali” Ohër shënojnë rritje prej 30 përqindëve të trafilkut ajror për periudhën janar – shtator të vitit 2023 në krahasim me vitin 2022 dhe rritje pej 15 përqindëve në krahasim me vitin 2019, kumtoi TAV Maqedoni. TAV Maqedoni, filiali i TAV Aeroporte dhe anëtare e Grupacionit ADP, shënon numër të rritur të udhëtarëve për periudhën janar – shtator të vitit 2023, kur gjithsej 2,4 milionë kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve, në Shkup dhe Ohër.

Krahasuar me vitin 2019, e cila konsiderohet si vit referues në aviacion, si viti më i mirë krahasuar me trafikiun e udhëtarëve para Kovid-19, dy aeroportet shënojnë 15 për qind më shumë udhëtarë në periudhën janar – shtator të vitit 2023. Krahasuar me numrin e fluturimeve për periudhën e njejtë, rritja vjetore është 19 për qind, gjegjësisht pesë për qind krahasuar me vitin 2022 dhe 2019 ose në aeroportet në Shkup dhe Ohër janë realizuar dhe shërbyer gjithsej 17.683 fluturime.

Destinacionet më të shpeshta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, sipas statistikave të trafikut të udhëtarëve të TAV Maqedoni, për periudhën janar – shtator 2023, ishin Stambolli (dy aeroportet, IGA dhe Sabiha Gokçen me 10.8 për qind të tregut), Bazel Miluz (6.1 për qind), Cyrih (5.5), Vjenë (4.7), Dortmund (4.5), Frankfurt (4.2), Mynih Memingen (4.1), Antalia (4), Malmo (2.6) dhe Këln (2.6 për qind). Aktualisht, sipas orarit të fluturimeve, nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit fluturojnë 14 linja ajrore në 41 destinacione, ndërsa në Aeroportin “Shën Apostul Pali” dy linja ajrore fluturojnë në 6 destinacione./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit