22.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Adriatik Lapaj vjen në Shkup

Kryetari i partisë “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj në fundjavë do të qëndrojë në Shkup, për të bashkëbiseduar me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Lapaj njihet si avokat dhe aktivist tepër i zëshëm në Shqipëri, i cili për tashmë vazhdimisht viziton qytetet dhe prezanton platformën e re politike me të cilën ai do tu dal në garë partive në Shqipëri.

Na tikimin në Shkup do të ketë më shumë folës që mbështesin idenë e Lapajt.

“Ju ftojë në një takim dhe bashkëbisedim me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut: DATË 26 NËNTOR, ORA 17:00, SHKUP. Ky bashkëbisedim, për ne ka dhe një domethënie simbolike, pasi vjen në prag të festave të Nëntorit. Rrugëtimi i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet;’ vjen dhe në Shkup, pas takimeve dhe dikutimeve të rëndësishme e të sukssesshme në disa qytete të Shqipërisë, e po ashtu pas takimeve me komunitetet shqiptare në Firenze, Milano, Oxford dhe Londër. Në bashkëbisedimin e Shkupit, folës do të jenë: Adriatik Lapaj Edlira Çepani Dritan Hoti Eleni Kocaqi Jasir Asani Një vëmendje e madhe do i kushtohet dhe të gjithë atyre që do jenë prezent, në hapësirën e dedikuar të bashkëbisedimit, për të ndarë së bashku, pyetje apo ide. ADRESA E TAKIMIT SI MË POSHTË: Hotel Holiday Inn. Rruga: Filipi i dytë Maqedonas, nr 5 , Shkup. Duke shpresuar që ky aktivitet do gjejë pasqyrim në mediat tuaja, jeni të lutur të më kontaktoni për çdo informacion tjetër shtesë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga organizatorët.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit