16.1 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it: Iku koha e maskarenjëve, është koha e shqiptarëve!

Adnan Azizi ka marrë besimin e madh për të udhëhequr fushatën zgjedhore të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale që po afrohen.

Në një postim në Facebook, Azizi shprehet krenar për këtë detyrë, por edhe i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që mbart.

Ai zotohet për angazhim maksimal moral e profesional, duke theksuar se “VLEN-i do të triumfojë” përkundër pengesave dhe tentimeve për sabotim nga “strukturat politike kriminele”.

“Është koha e shqiptarëve”, deklaron ai me vendosmëri, duke paralajmëruar se VLEN-i është gati për çdo betejë politike që i pret.

https://www.facebook.com/share/1AUiYj2YjK/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit