Ademi: Kujdesi për mjedisin nis që në vegjëli, Eco Fluid në terren

Kujdesi për mjedisin nuk duhet të mbetet vetëm një mesazh, por të kthehet në veprim konkret. Pikërisht me këtë synim, kompania Eco Fluid ka vazhduar aktivitetet e saj me donacione dhe iniciativa në Komunën e Çairit.

Sot, Spitali Gjinekologjik “Nënë Tereza” përfitoi një ambient më të pastër dhe më të sigurt për nënat dhe foshnjat, përmes donacionit të koshave të mbeturinave dhe aktiviteteve për gjelbërim.

Mbështetje mori edhe çerdhja “Fidani”, ku fokusi ishte në edukimin e fëmijëve për rëndësinë e reciklimit dhe kujdesit ndaj natyrës që në moshë të hershme.

Drejtori i Eco Fluid, Besnik Ademi, theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes tek qytetarët për mbrojtjen e ambientit.

“Përmes mbjelljes së drunjve dhe donacionit simbolik të koshave të mbeturinave, dëshirojmë të përçojmë mesazhin se duhet të kujdesemi për vendin ku jetojmë. Ndryshimi fillon me veprime të vogla, por të vazhdueshme”, deklaroi Ademi.

Ai apeloi që aktivitetet ekologjike të mos kufizohen vetëm në Ditën e Tokës, por të bëhen pjesë e përditshmërisë së çdo qytetari, duke theksuar se kujdesi për ambientin duhet të nisë që në vegjëli.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit