Ademi i përgjigjet Shasivarit: Mos na kërkoni të pranojmë diskriminimin, respektoni të drejtën tonë

Advertisement

Përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi, ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ademi rikujtoi deklaratat e mëhershme të Shasivarit, kur ai, si profesor universitar, kishte vlerësuar se 385 studentëve shqiptarë po u mohohej një e drejtë kushtetuese dhe ligjore.

Sipas Ademit, qëndrimi i sotëm i ministrit se për zgjidhjen e çështjes nevojitet një ligj i ri bie ndesh me atë që Shasivari kishte deklaruar më herët, kur kishte thënë se çështja mund të zgjidhej përmes rregullores.

“Por tani na doli se për këtë qenka i domosdoshëm ligji. Pra, kjo bie ndesh me atë që vetë ai e ka thënë më herët”, deklaroi Ademi.

Ai theksoi se studentët nuk kërkojnë shpjegime, por zgjidhje konkrete institucionale, duke i bërë thirrje Shasivarit të rikthehet te qëndrimet që kishte mbrojtur më parë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit