Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, nuk dha detaje për temat e diskutuara.
Pas mbledhjes, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse gjatë ditës pritej të zhvillohej një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha se nuk ka zhvillime të reja pas konferencës së mbajtur një ditë më parë.
“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, deklaroi Abdixhiku.
I pyetur sërish nëse gjatë ditës do të ketë takim me Kurtin, ai u përgjigj shkurt: “Jo, s’ka takim.”






