Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media pas takimit me Grupin Parlamentar të LDK-së.
Ai ka konfirmuar se gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e mbështesin kandidaturën e Sejdiut për president, duke mos ndjekur vendimin e kryesisë së partisë.
“Me keqardhje të madhe, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri”, ka deklaruar Abdixhiku.






