Një takim që mund të ngjallë kureshtje në skenën politike në RMV: koordinatori i LSDM-së në zonën e tretë zgjedhore, Aco Velkovski, gjatë ditës së sotme është takuar me ish-kryeministrin dhe ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Takimi zhvillohet në një periudhë kur Velkovski po intensifikon aktivitetet e tij me qytetarët, duke prezantuar vizionin dhe idetë e tij për përmirësimin e jetës së qytetarëve .
Pikërisht për këtë arsye, takimi me Zaevin hap një sërë pikëpyetjesh: A bëhet fjalë vetëm për një takim të karakterit konsultativ apo po përgatitet një bashkërendim i ri politik?
Për momentin nuk ka detaje zyrtare për përmbajtjen e bisedës, por një gjë është e qartë: afrimi Zaev–Velkovski vjen në një moment interesant dhe mund të paralajmërojë zhvillime të reja në skenën politike.
Nëse do të ketë bashkëpunim, një platformë të përbashkët apo ndonjë nismë tjetër, pritet të bëhet e qartë në të ardhmen e afërt.






