Meteorologët paralajmërojnë stuhi të mundshme gjatë ditës së nesërme

Advertisement

Enti për Punë Hidrometeorologjike ka shpallur alarm portokalli për temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.

Nesër paradite moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale që do të lëvizin nga 30 deri në 36 gradë Celsius.

Gjatë pasdites pritet destabilizim i motit, i shoqëruar me erë të fortë, reshje intensive shiu, bubullima dhe mundësi për breshër. Në disa zona, proceset atmosferike mund të jenë në formë stuhie, me erë të fuqishme, reshje të dendura dhe breshër.

Kushte të ngjashme priten edhe pasnesër. Paraditja do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë, ndërsa gjatë pasdites sërish pritet mot i paqëndrueshëm me erë të forcuar, reshje intensive, bubullima dhe mundësi për stuhi lokale me breshër.

Deri në fillim të javës së ardhshme, moti pritet të stabilizohet, me më shumë diell dhe temperatura të ngrohta, ndërsa do të ketë vranësira lokale të vogla deri mesatare.

Të enjten dhe të premten pritet të fryjë erë e forcuar deri e fortë, kryesisht nga drejtimi verior.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit