Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari,përmes një postimi në facebook ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje historike me sindikatat përfaqësuese të punonjësve shëndetësorë, e cila do të sjellë rritje të vazhdueshme të pagave dhe përmirësim të statusit të tyre profesional.
Postimi i plotë i Ministrit të Shhëndetësisë Arben Taravari:
Rritje e vazhdueshme e pagave të punonjësve shëndetësorë dhe përmirësim i statusit të tyre – kjo ishte arsyeja e takimit të sotëm me sindikatat përfaqësuese, ku riafirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer.
Dialogu i ndërsjellë dha rezultat.
Pas 10 vitesh, më në fund gjetëm një zgjidhje dhe koeficienti për pagesën e pagave do të balancohet sipas kërkesave të tyre dhe brenda mundësive.
Me këtë, zgjidhim një kërkesë shumëvjeçare të sindikatave, për të cilën deri tani nuk ishte gjetur një zgjidhje.
https://www.facebook.com/share/p/18xjhc1EyP/