MPJ shënon Ditën Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit

Në ambientet e Ministrisë së Jashtme do të mbahet sot manifestimi tradicional për shënimin e 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Siç informojnë nga MPJ-ja, fjalim hyrës në këtë manifestim do të mbajë sekretari shtetëror në MPJ, Filip Tosevski, ambasadorja e shtetit të Izraelit, Simona Frankel, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në cilësinë e kryetares së IHRA-s, Nives Tiganj dhe nënkryetarja e komunitetit hebre në Maqedoninë e Veriut, Radojka Helman Denkovska.Pas fjalimeve hyrëse do të ketë panel diskutim me temën “Edukimi i të rinjve për Holokaustin” mes studentëve dhe profesorit universitar Misho Dokmanoviq dhe Maja Susha nga Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit