DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.
Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.
Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.
Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.








