13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Arrestohen 7 nëpunës të policisë! Kanë dhënë pëlqim që kabareja në Koçan i plotëson kushtet për punë

Me pranga në duar nëpunës policor nga Shtipi dhe Koçani u sollën në Gjykatën Penale.

Sipas prokurorisë 7 policët janë të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Po ata konsiderojnë se nuk janë fajtorë për tragjedinë.

A jeni ish-punonjës i MPB-së?

“Jam punonjës aktual”.

A ndjeni faj?
“Jo”!

Nga ana tjetër i pari i MPB-së, Pançe Toshkoski, theksoi se ata kanë mundësuar që diskoteka të punojë edhe përkundër kushteve nën standard. Sipas dyshimeve ata kanë përgatitur dokumente jo ligjore dhe në atë mënyrë, siç tha Toshkovski, kanë kontribuuar që të ndodh tragjedia e tmerrshme. Shtoi se një pjesë e nëpunësve policor deri te Ministria e Ekonomisë kanë dërguar mendim pozitiv për kabare edhe pse nuk kanë kryer kontroll adekuat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit