18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Në Komunën e Gostivarit hapet çerdhe e re, rritet numri i fëmijëve që marrin përkujdesje (FOTO)

Gjatë ditës së sotme në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska u promovua çerdhja e re në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Lulishtja”.

Kryetari Taravari rikujtoi se gjatë vitit 2017 ka pasur 400 vende në çerdhet e Gostivarit, ndërsa tani ka 800 fëmijë. Përkatësisht është dyfishuar numri i fëmijëve që marrin përkujdesje në çerdhe.

Dy femra arrestohen në Mitrovicë – sulmuan fizikisht policet derisa ishin në stacion po…Kostadinovska-Stojçevska: 90 milionë denarë përkrahje për infrastrukturën e kulturës n…Ish-sportisti i skive sfidon temperaturat e ulëta në VoskopojëArrestohen dy persona në Han të Elezit – policia u gjeti marihuanëAtmosferë feste në BBVK, banorët këndojnë hite nga më të ndryshmet

“Lista e pritjes me hapjen e këtij kapaciteti do të ulet në 150, kurse në fillim të qeverisjes sonë e gjetëm me 350 deri 400. Kënaqësi e veçantë është të shoh kushtet në këtë çerdhe si dhe në të gjitha çerdhet tjera”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se vazhdimisht kujdesen për arsimin parashkollor për shkak se siç thonë, investimi në arsim është investim për të ardhmen.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit