8.8 C
Skopje
Wednesday, October 29, 2025

Për çka Hashim Thaçi, mes lotësh i kërkonte falje pas 50 vitesh babait të tij?

Në orët e vona të së dielës, ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vdekja e tij ndodhi pas takimit të fundit që ai pati me të birin, i cili, pas shumë refuzimeve nga Gjykata Speciale, arriti ta takojë të atin.

Por në një nga paraqitjet e tij televizive, i përlotur Thaçi i kërkonte falje babait të tij, këtë po e bënte siç deklaroi ai pas 50 vitesh.

Ai kishte shprehur mirënjohjen dhe respektin për mbështetjen e vazhdueshme që i kishte dhënë ai gjatë gjithë jetës.

Ish-presidenti Thaçi tha se ishte shumë mirënjohës për besimin, durimin dhe përkrahjen që babai i tij, Haxhiu, i kishte dhënë, sidomos gjatë periudhës rinore, kur ai dhe bashkëluftëtarët e tij ishin angazhuar në luftën për liri.

“Unë jam shumë mirënjohës dhe përulem me respektin maksimal, si djali i tij, si fëmijë i tij që më ka dhënë mbështetje, gjithmonë më ka besuar dhe më ka përkrahur, gjithmonë nuk ka kursyer asgjë për të realizuar këtë që kemi arritur, sidomos në moshën rinore, kur morëm armët në dorë, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari, Kadri Veselin, Sami Lushtakun dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë të Drenicës, për tu përballur me Serbinë dhe për realizimin e veprimeve operative të UÇK-së,” tha Thaçi.

Ai deklaronte se, megjithë përparimin në vitet 98-99, në ato kohëra ishte e paqartë se kush do të mbijetonte dhe kush jo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit