11.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

ISHB: Dërgesa për në Kroaci përmban lakër jeshile dhe jo lakër dhe nuk ka pesticide

Inspektorati shtetëror i bujqësisë (ISHB) doli me kumtesë pas marrjes së njoftimit nga sistemi për njoftim të shpejtë të BE-së (RASAFF – Window) nga Republika e Kroacisë lidhur me dërgesën e lakrës jeshile (brassica oleracea var sabauda), që ishte identifikuar so e pasigurt nga ana e shërbimit doganor kroat gjatë importit.

Fillimisht, nga ISHB potencuan se në mediume u paraqitën kumtesa që nuk janë të sakta sepse cekin dërgesa të lakrës, ndërkaq në rastin konkret bëhet fjalë për lakër jeshile.

“Sipas raportit kroat, është konstatuar prani e materies së ndaluar aktive imidacloprid në produkt, që prej 1.12.2020 në kuadër të rregullativës së BE-së 2020/1643 është e ndaluar për përdorim. Eksporti është rrealizuar më 9.1.2025, ndërsa dërgesa që është mbajtur në vendkalimin kufitar është me sasi të prëgjithshme prej 2.700 kilogramëve”, theksojnë nga ISHB në kumtesën e sotme.

Pas marrjes së kësaj informate, ISHB ka kryer 20 kontrolle të jashtëzakonshme nga ana e inspektorëve të brendshëm fitosanitar tek blerësi dhe eksportuesi rajonal. Me atë rast, është konstatuar se produkti bujqësor lakër jeshile është blerë nga ekonomia bujqësore në fshatin Josifovë të Vallandovës.

Gjatë ditëve të kaluara janë kryer kontrolle dhe analiza shtesë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit