Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë, si dhe eprorë të Policisë së Kosovës.